×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 13:04

    Më 25 korrik të këtij viti autobusi me 69 pasagjerë kryesisht shtetas të Kosovës që punonin në Gjermani, që udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë me pushime, në autostradën Slavonski Brod në Kroaci kishte dalur nga rruga duke shkaktuar kështu aksident të rëndë, ku mbetën pa shenja jete 10 persona.

    Më 27 korrik Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i kishte caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj 52 vjeçarit, shofer i autobusit të aksidentuar. Masë kjo e cila më 31 gusht u vazhdua edhe për dy muaj. Kjo me arsyetimin se ai mund të arratisej.

    Për 52 vjeçarin masa e paraburgimit do duhej të përfundonte më 31 tetor, mirëpo sipas të dhënave nga Kroacia bëhet e ditur se masa e paraburgimit për shoferin është vazhduar edhe për një muaj.

    Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline gazetari kroat Emirat Asipi, i cili bëri të ditur se kjo është konfirmuar nga organet e rendit në Kroaci.

    Ndryshe si pasojë e aksidentit dhjetë persona vdiqën, 45 u plagosën, 15 prej tyre rëndë dhe 30 persona u plagosën lehtë. Mes të vdekurve ishte edhe një shofer i autobusit.

    Shoferi u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 227 të Kodit Penal – duke shkaktuar aksident komunikacioni në trafikun rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!