×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një vdekje tragjike në Deçan, një person vdes nga lëndimi në mal

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 16:38

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Deçan. Një 34-vjeçar është dërguar i vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se me vendim të prokurorit, rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”.

    “Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, tha Rugova.

    Mediat vendore raportojnë se viktima është 34-vjeçar nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ndërkaq në momentin tragjik ka qenë duke prerë dru në Bjeshkët e Vokshit.

    Një ngjarje tjetër tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të Deçanit, ku një i ri është gjetur i djegur në shtëpi.

    Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur i karbonizuar.

    “Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.

    Për vdekjen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

    “I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut  Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëllime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook./Reporteri.net/

    Vdes tragjikisht i riu nga Deçani

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!