×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKLUZIVE: Ministri i Jashtëm i Gjermanisë të enjten vjen për vizitë zyrtare në Kosovë

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:17

    Autor: Mirlind Behluli


    Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, pritet të qëndrojë të enjten në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryediplomati gjerman, Heiko Mass, pritet ta takojë homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga MPJD në lidhje me vizitën e paparalajmëruar të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, por pa suksesshëm.

    Burimet e Gazetës Online ‘Reporteri.net’ nuk kanë dhënë arsyet që e kanë shtyrë ministrin Maas të marrë rrugën drejt Prishtinës në një vizitë të paparalajmëruar zyrtare, dhe as ta sigurojë kohëzgjatjen dhe agjendën e plotë të vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë.

    Po ashtu, nuk dihet ende se me cilët lider tjerë, pos ministres Gërvalla, do të takohet i pari i diplomacisë gjermane dhe nëse në agjendën e tij do të përfshihen takimet me krerët shtetërorë, Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti apo Kryeparlamentarin Glauk Konjufca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!