×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i kriptovalutave thotë se ato mund të përdoren edhe për kursim të energjisë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 21:20

    Sipas personave që merren me prodhimin e kriptovalutave, makinat mund të përdorën edhe për ngrohje.

    Me rritjen e industrisë së kriptovalutave është rritur interesimi i qytetarëve që të merren me blerjen e këtyre monedhave virtuale. Madje, të njëjtit po blejnë edhe makina për t’i prodhuar ato.

    E për shkak të shpenzimeve të mëdha të energjisë elektrike që bëjnë këto të fundit, Qeveria mori vendim të ndaloj prodhimin e tyre për një kohë. Personat që merren me këtë veprimtari tregojnë se sa mund të shpenzojë në makinë e tillë.

    Granit Kadolli, ekspert i kriptovalutave tha për Express se një makinë e tillë harxhon 110 mgh kjo që u bije diju 45 euro në muaj.

    Kadolli shton se këto mjete mund të përdorën edhe për ngrohje, madje një gjë të tillë e kishte bërë edhe vet.

    Anulimin e prodhimit të kriptovalutave nuk e mirëpriten as nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

    Skender Krasniqi kryetari i kësaj ode, thotë se ky vendim ishte i pa menduar mirë. Ai tregon edhe se si ndikon kjo tek bizneset dhe personat që investuan.

    Numri i bizneseve dhe personave që merren me këtë veprimtari nuk dihet as nga ATK, pasi që ato nuk regjistrohen për të paguar tatimin.

    Valentina Bytyqi nga Administrata Tatimore e Kosovës thanë se nuk ka ndonjë mënyrë pasi varet se sa fitojnë, pra kjo vlen për personat, bizneset paguajnë 10 % kurse ata që pësojnë humbje nuk paguajnë tatim.

    Vendimin ekzekutivi e mori një ditë më parë, ku e bëri të ditur përmes një njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!