Në raportet e Komisionit Evropian mungoi “ndërhyrja” serbe në punët e brendshme të Malit të Zi, vlerësoi politologu dhe eksperti kroat, Davor Gjenero, në një intervistë dhënë për portalin malazias “Antena M”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Pyetur të komentojë se pse zyrtarët e lartë amerikanë si Gabriel Escobar dhe Christopher Hill, por edhe ato të BE-së, nuk flasin për ndërhyrjen serbe në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, Gjenero tha se kjo është problem i mekanizmave të Brukselit “për të zgjidhur çështjet një-nga-një” dhe beson se “edhe kjo çështje do ta ketë radhën e saj”.

“Cinikët thonë se kur politiikat publike krijohen nga popuj me kapacitete të kufizuara, ndodh që nuk mund të mendojnë më një numër çështjesh në të njëjtën kohë. Ata që janë të prirur nga ‘korrektësia politike’ do të thonë se evropianët e në veçanti politikane amerikane është pragmatike dhe i zgjidh çështjet një-nga-një”, ka thënë politologu.

Reklamë

ShBA dhe BE, sipas Gjeneros, aktualisht “janë të përqendruar në shkëputjen e Beogradit nga Moska”.

“Si të gjithë njerëzit e rëndomtë, Aleksandar Vuçiç nuk e sheh se të futesh ose ta injorosh faktin se po i fut gishtin në sy aleancave euro-atlantike mund të zgjasë vetëm për një moment, dhe pas kësaj ka kthime mbrapsht”.

Kjo gjë i ndodhi edhe Sllobodan Millosheviçit, u shpreh eksperti kroat, duke i rikujtuar politikat e tij gjenocidiale në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Rreth platformës rajonale të “Ballkanit të Hapur”, Gjenero u shpreh se ajo është “projekt patogjenik”, por se ShBA dhe BE “e perceptojnë si ide të dobishme”./Reporteri.net/