OVL-UÇK ka bërë thirrje për protestë kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të vendosur në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar atë si shtrembërim të së vërtetës për Luftën Çlirimtare.
Sipas njoftimit, në protestë ftohen të marrin pjesë bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë.
Protesta do të mbahet më 30 mars në ora 13:00, para Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë :
Të dashur bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve dhe të gjithë ju qytetarë të fyer nga ekspozita e vendosur në qendër të Prishtinës me synim shtrembërimin e së vërtetës për Luftën Çlirimtare, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ju ftojnë të bashkoheni në protestë, për kundërshtimin e këtyre tentimeve të ulëta anti historike.
Protesta do të mbahet nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucion ky që ka financuar ekspozitën në fjalë.
/Reporteri.net/