×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ëndrrat e vjetra të Beogradit janë makthi i rajonit”, thotë kryeministri për Financial Times

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 11:55

    Autor: Xhezair Dashi


    Është tejet e rëndësishme që serbët të emancipohen nga [Slobodan] Millosheviçi dhe [Vladimir] Putin, i tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prestigjiozes “Financial Times”.

    Në lidhje me tensionet e kohëve të fundit në Veri, Kurti u shpreh se barrikadat dhe tensionet bartin shenjën dalluese të Beogradit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për takimin e aranzhuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç, Kurti tha se çfarëdo zgjidhje e kurdoshme duhet të ketë “njohjen e ndërsjellë në qendër”.

    “Mendoj se problemi i Beogradit është se ata thjesht vazhdojnë me ëndrrat e vjetra, të cilat bëhen makthe për fqinjt e Serbisë, por edhe për vetë popullin serb”, tha Kurti për FT.

    Në këtë kontekst, Kurti përfoli edhe ndikimin rus në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

    “Ne jemi të shqetësuar por jo edhe të frikësuar”, tha kryeministri. “Se si do të zhvillohet situata varet shumë se çfarë qëndrimi do të marrin demokracitë perëndimore ndaj Beogradit”.

    Përveç tjerash, Kurti ripërsëriti konstatitim e tij të kahershëm se “ajo çfarë dëshiron Serbia janë fondet evropiane, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane”.

    “Nëse demokracitë perëndimore nuk ia lejojnë më këtë, zgjidhja do të jetë shumë më e lehtë për t’u arritur. Por nëse [serbët] lejohen të luajnë këtë lojë, ky tension do të vazhdojë”.

    Nacionalizmin serb dhe interesar ruse, Kurti i cilësoi “si e njëjta gjë”, duke shtuar si shpërbërja e njërës do të dobësonte tjetrën.

    “Putin dëshiron të dëshmojë se intervenimi [i NATO-s në Kosovë] ishte sukses i përkohshëm. Por, ne jemi dëshmitar që Kosova është këtu për të qëndruar”, i tha ai Financial Times-it. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!