Nëse taksa do të jetë arsyeja e prishjes së raporteve me Amerikën, Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ai do të jap dorëheqje nga posti i tij.
Hoxhaj, tha se një gjë të tillë do ta bënte për shkak të përgjegjësisë.
“Jap dorëheqje për shkak të përgjegjësisë” , ka thënë Hoxhaj në Tv Dukagjini.
Ai poashtu ka shtuar se taksa e ka lënduar raportin e Kosovës me SHBA-në, duke thënë se nuk duhet të vihet në diskutim heqja e saj kur këtë e kërkon presidenti amerikan.
“Taksa e ka lënduar raportin tonë me Amerikën sepse Amerika është e interesuar të përfundojë shtet-ndërtimin e Kosovës. Ne nuk i kemi vënë taksë Amerikën. Kur presidenti amerikan i shkruan dy letra një shteti të vogël siç është Kosova, ne nuk do të duhej të diskutonim nëse taksa duhet të hiqet, apo jo. Kam frikë se nëse BE kushtëzon të ardhmen e Serbisë, kjo nuk do të bëhet në pafundësi”, ka potencuar Hoxhaj.
Hoxhaj ka kërkuar që Kosova të shfrytëzojë momentin historik të vëmendjes ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.