Pas fjalës së Kryeministrit Albin Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e quajti mashtrues.

Haradinaj tha se Kurti akuzoi opozitën për financim të mediave me thasë me para, por që sipas kryetarit të AAK-së, Kurti ka shpenzuar para duke ju dhënë siç i quajti ai “zagarëve” për të fyer shqiptarët.

“Edhe sot erdh mashtruesi para nesh, me një mashtrim ideal. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore, dhe po du me demasku. Kolega që foli është në pushtet qe sa vjet, mban përgjegjësi për çmimet, për energjinë, nuk mund të fshiheni, sepse olgararket tuaj janë duke blerë dhe shitë energji, e po ju shtohen kompanitë çdo ditë, duhet të ketë korrektësi në këtë rast. E dyta thotë se mediat po financiohet me thasë, e ky shpenzon më së shumti pare me i ushqy zagarët me fy shqiptarët”, tha Haradinaj, derisa Haxhiu kërkoi që t’i ndalej fjala.

Reklamë

“Po përdorni gjuhë joparlmanetare, uluni në vendin tuaj z.Haradinaj”, iu drejtuar kryeparlamentarja.

Pyetjen se pse ka financuar Shkelzen Gashin për ekspozitën me pasaktësi për masakrat e përmendi edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke i kërkuar llogari se pse e kishte bërë një gjë të tillë.

/Reporteri.net/