×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: Asociacioni do të bëhet

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 16:35
    Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit. Gabriel Escobar

    Asociacioni i Komunave me shumicë serbe jo vetëm që duhet të bëhet por edhe “do të bëhet”, ka thënë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Atlantic Council”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Është obligim ligjërisht i detyrueshëm”, tha Escobar. “Popullata prej 70 mijë njerëzish që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës është sfida e njëmendtë në qendrën e të gjitha tensioneve, e të gjithë konfliktit, dhe të gjitha konfrontimeve”, tha ai.

    Serbët e Kosovës, tha Escobar, “janë qytetarë të dyfishtë”.

    “Ata duhet të marrin të gjithë mbrojtjen e institucioneve në Kosovë, por ata gjithashtu duhet të lejohet të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të Serbisë”.

    “Dhe, po duhet të implementohet, dhe po do të implementohet”, ka thënë Escobar, teksa shtoi se “nëse nuk e zgjidhim këtë çështje do të jemi në një cikël të përhershëm krize”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ka modele evropiane për Asociacione që funksionojnë për të dyja palët, u shpreh ai. “Kjo është mundësi. Për atë themi që ata duhet ta shohin këtë sikur të dyja palët të jenë evropiane”.

    “Çështja duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Mendoj se askujt nuk i duhet një konflikt i ngrirë në rajon. Dhe ky është i vetmi konflikt i ngrirë në Evropën qendrore”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!