×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon debati mes Ministrit Peci dhe deputetes së PDK-së: Ganimete Musliu e gjuan me ujë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 15:10

    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision.

    “Ti je rrugaç”, tha ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit.

    Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.

     

    Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu, shkruan Arbëresh.info.

    “Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!