EULEX-i e ka sjellur ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqin në shtëpi, në ditën e fundit të vizitës në Kosovë.
Qëndrimi i tij në Kosovë u mundësua pas lejes së Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat e miratuan vizitën për arsye humanitare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Krasniqi arriti në Kosovë të mërkurën, më 18 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar pranë familjes, nën shoqërimin dhe masat e sigurisë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.