×
  • Lajme
  • Lajme / Dorëzimi në Merdar

    EULEX-i ishte prezent gjatë dorëzimit të eshtrave të tre personave tek autoritetet serbe

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 15:29
    Foto ilustrim

    Ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it bashkë me përfaqësuesit e e IML-së dje në pikën kufitare në Merdar kanë dorëzuar eshtrat e tre personave që së fundi u identifikuan.

    EULEX ka thënë se eshtrat e një personit i janë dorëzuar familjes, ndërsa të dy të tjerëve i janë dorëzuar autoriteteve serbe.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur homologët tanë vendorë në IML dhe institucionet e tjera relevante të Kosovës duke ofruar ekspertizë mjekoligjore dhe këshilla në kryerjen e punës komplekse të identifikimit të të gjitha mbetjeve njerëzore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

    Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë dje për Radion Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që u dorëzuan sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre.

    “Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë dhënë mostra të gjakut që të mund të identifikohen. Vitin e kaluar janë dhënë mostrat e gjakut të familjarëve edhe janë dërguar mostra shtesë të ADN-së, të cilat na kanë dhënë rezultatet e atyre që janë të identifikuar”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!