×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Geci i bien pishman, tani e duan Fatmir Sejdiun për kryetar të LDK-së

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 21:30

    Vëllezërit Geci nga Skenderaj kanë njoftuar se do ta përkrahin kryetarin e dikurshëm të LDK-së, Fatmir Sejdiun nëse vendosë t’i hyjë sërish garës për të parin e partisë, transmeton Reporteri.net 


    Krejt kjo përkrahje, për njeriun që dikur e kishin kundërshtuar erdhi pasi kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri njoftoi se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Halil Geci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se familja Geci ka reflektuar dhe se tani i ofrojnë përkrahje të plotë Fatmir Sejdiut.

    Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

    Prijë para Fatmir Sejdiu

    Lideri i ardhshem i LDK-s duhet te jetë në hap me kohen.

     

    Ky ishte sllogani i te madhit Ibrahim Rugova

     

    Koha po e kërkon hapin e duhur dhe liderin e hapit te duhur,që i duhet LDK-s ne raport me situatën e krijuar.

    LDK-s i duhet lideri që din dhe i del ZOT rrethanave të krijuara nga të paditurit si në nivel partie ashtu edhe në nivel nacional.

    LDK-s i duhet lideri që ju prinë proceseve,jo atij që i prinë proceset.

    LDK-s i duhet lideri profesional dhe shumë i pregaditur,e që nuk ka nevoj ti shkruhet e ti diktohet me leter se qka dhe si duhet të udhehiqn proceset shumë të rëndësishme që e kanë vnuar Kosovën në udhëkryqë të jem ose të mos jem.

    Jo atyre që i dhan krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizem kinse po i bashkon tokat e Luginës.

    Jo atyre që LDK-s dhe liderit të dikurshem të LDK-s Ibrahim Rugovës i bën shantazhe e nerskamca,dhe më vonë e bënë kryetar shteti atë që na vrau e na shau.

    Jo atyre që u bënë milioner në emër të partis e të Ibrahim Rugovës.

    Jo parashutistve që u futen në LDK për hesape propogande për t’ia rajtur bizneset dhe postet e liderit.

    Po atyre që luftuan e sakrifikuan për liri pavarsi demokraci.

    Po individve intelektualve dhe familjeve të mëdha atedhetare.

    Po intelektualve dhe shkenctarve që punuan dhe luftuan pa u ndalur deri në çlirim definitiv.

    Të diturit të urtit dhe të durushmit e trashëgojn Tokën kështu thot bibla.

    I tillë është Fatmir Sejdiu prijë koha është për ty,dhe njerzit e kalibrit tëndë.

    Jeni lodhur nga pseodo patriotet,pseodo intelektualet,dhe nga komandantat e pa krip…!

    Dje isha kundër teje Fatmir sepse me kalimin e kohës erdha në përfundim se nuk kam gjykuar drejt.

    Të njëjtin veprim – të kërkim faljes-e ka bërë edhe Ismajl Kadare ne raport me Ibrahim Rugoven.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!