×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Sejdiu flet për përplasjen mes djalit të tij dhe Bajram Gecajt

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 21:18

    Në Degën e dytë e LDK-së, që përfshin zonë e qytetit të vjetër në Prshtinë, ditë më parë u raportua se ka pasur tensione gjatë tentimit për të mbajtur kuvendin zgjedhor të një nëndege të saj në shkollën Gjergj Fishta në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Sipas raportimeve mbledhja është anuluar pasi ka pasur përplasje mes Bajram Gecajt dhe Bardhyl Sejdiut, djalit të Fatmir Sejdiut, pasi Bardhyli ka akuzuar pjesën tjetër se “po dëshirojnë të manipulojnë me procesin”.

    Për këtë është pyetur Fatmir Sejdiu i cili nuk ka dashur të flasë shumë por ka thënë se nuk qëndron situate si është raportuar nga mediat.

    “Kam qenë jashtë vendit, kam qenë në udhëtim. Nuk qëndron edhe si është dhënë në media. Në atë nëndegë janë njerëz të urtë janë njerëz të ngritur dhe të devotshëm.
    Atë ditë kanë ardhë njerëz nga hapësirat e tjera edhe nga jashte Prishtinës edhe thuhet edhe nga partitë tjera. Kanë menduar për të kapërcyer kandidaturat. Një frymë e tillë mund të jetë një pikë reference se duhet të ketë një organizim edhe më të mirë dhe mos të lejohet mundësia që të abuzohet”, ka deklaruar Sejdiu në T7.

    Kujtojmë se Bajram Gecaj ish-këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa mohuar të ketë pasur tensione ndërsa ka pranuar se është anuluar ky tubim për shkak të pjesëmarrjes së madhe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!