Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu po lënë të kuptohet se mund të kandidojë sërish për kryetar të LDK-së.
Ai, duke folur, në një intervistë për Blic, për procesin e brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka theksuar se është i gatshëm që të marrë përgjegjësi në LDK.
Në interviste në fjalë, ish-kryetari i LDK-së, për herë të parë ka zbuluar një takim që kishte me Isa Mustafën, kryetarin aktual të LDK-së, i cili e pati mposhtur më 2010, në garën për kryetar të partisë.
Ndryshe, edhe pse zyrtarisht ende nuk e ka shpallur kandidaturën, vetëm pak ditë më parë, Sejdiut mbështetje për kryetar të LDK-së i kanë dhënë vëllezërit Geci – të cilët në kuvendin e njohur si “Kuvendi i Kërrigave” kishin dalë kundër tij. Madje, kjo kishte qenë edhe arsyeja e përleshjes që kishte ndodhur në atë kohë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.