×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa e Ditës së Romëve, deri te pritja e Ministrit Tahiri për ditën e Kushtetutës – këto janë ngjarjet e ditës së sotme

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 8:03

    E hëna në Kosovë kryesisht do të shënohet me aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.


    Nder-tjera, aktivitete për këtë ditë ka para edhe zyra e BE-së në Kosovë. Nataliya Apostolova do të vizitojë gratë e këtij komuniteti që me guxim luftuan diskriminimin e dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.

    Ndër ngjarjet kryesore të kësaj dite është paraparë edhe një pritje e organizuar nga Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, me rastin e 11 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.

    Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

    – Prokuroria Themelore e Pejës organizon tryezë me temë “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Ambientet e Hotel Dukagjinit në Pejë, ora 9:30)

    – Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Rom. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

    – Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova në Ditën Ndërkombëtare të Romëve do të vizitojë gratë që me guxim luftojnë diskriminimin dhe dhunën në familje. (OJQ-ja Rrjeti i Organizatës së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane, Rr. UÇK 14, kati përdhesë, Nr. 1A1, ora 11:00)

    – Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë Kosovë. (Lagja Rome në Fushë Kosovë, ora 11:00)

    – Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë organizon protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës. (Qendra e qytetit të Pejës, ora 12:00)

    – Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur mban debat me temë ‘Transparenca e punës së komunës së Kllokotit – Vërbovc’. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

    – Mbahet ceremonia e inaugurimit zyrtar të “NutriVida Nutrients”- Fabrikë Kanadeze e plehrave artificial e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e llojit të tillë në Ballkan. (Rruga “Marie Shllaku, në magjistralen Gjilan – Bujanoc km/4, ora 16:00)

    – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, organizon pritje solemne në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës. (Hotel Sëiss Diamond, ora 18:00)

    – Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” do të interpretojë në Gjakovë. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 19:00). /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!