×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillojnë të vijnë mërgimtarët, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 13:09

    Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet dimërore. Kjo ka shkaktuar edhe fluks në disa prej pikave kufitare, por mëngjesin e së hënës gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk janë të gjata.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar.

    Në bazë të këtyre të dhënave, mëngjesin e së hënës pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.

    Pothuajse në të gjitha ppikat kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

    Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë thuhet të jetë 5 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!