×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin prindërit e 13-vjeçares nga Ferizaj që u bë nënë, arrestohen gjyshërit

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 20:40

    Një 13-vjeçare të mërkurën ka lindur një vajzë në gjendje të mirë shëndetësore në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Rr.H. solli në jetë vogëlushen nga bashkëjetesa me një 16-vjeçar me dijeninë e aprovimin e prindërve të të dy palëve.

    Partneri i saj, tha për Klan Kosovën “Na jemi martu, me qef u ardh ajo te unë, edhe prej dashnisë ka lind fëmija”.

    Prindërit e Rr.H. e partnerit të saj janë dërguar në mbajtje nga policia me urdhër të prokurorit, pasi kanë lejuar që të dy të bashkëjetojnë e bëhen me fëmijë duke qenë të mitur, raporton klankosova.

    Familjarët e vajzës të cilët jetojnë në kushte jo të mira ekonomike në Fushë Kosovë, thonë se të dy kanë vendosur të bashkëjetojnë sepse duhen ani pse janë të mitur, dhe për këtë gjë prindërit e të dy palëve janë pajtuar. Me që sipas tyre, ndryshe do të ndodhte më e keqja, duke aluduar se fëmijët mund të pësonin.

    Sipas tyre, vajza ka braktisur shkollën dhe partneri i saj bashkë me babanë e tij shesin hekurishte në Ferizaj.

    Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë në bashkëpunim me prindërit e bebes e vajzës e partnerit të saj do të vendosin se çfarë do të bëhet me fëmijën.

    Policia po ashtu ka njoftuar se dy prindërit e të miturve, gjyshërit e foshnjës, janë ndaluar për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!