×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Petroviq pas sulmit, shfaqet i frikësuar dhe tregon si e sulmuan

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 12:22

    Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, ka folur para mediave në Kosovë pas sulmit që i bën disa zyrtarë të Listës Serbe.

    Ai është shfaqur i frikësuar para mediave, duke treguar si u sulmua dhe duke përmendur madje edhe Oliver Ivanoviqin, shkruan Reporteri.net.

    Petroviq ka konfirmuar se personi që e sulmoi ishte ish-këshilltar i ministrit Nenad Rikallo,  dhe se kjo ndodhi në një restorant në qendër të Prishtinës.

    “Unë sot isha në RTK, në programin e mëngjesit, ku ofrova disa të dhëna për ish-ministrin Rikallo. Njeriu që më sulmoi është ish-këshilltar i Rikallos. Pas një gjysmë ore unë u nisa për një restorant për të pirë kafe. Aty në terracë ishte ai person, Milan Kostic, i cili për të gjithë ne është mjaft i njohur”, ka thënë Petroviq.

    Petroviq ka treguar se ka shkruar edhe letër publike për presidentin serb, duke i kërkuar që para se të flas për të të konfirmojë faktet pasi, siç tha ai, fushatat e tilla e rrezikojnë atë ngjashëm si Oliver Ivanoviqin.

    “Javën e kaluar I kam dërguar një letër të hapur presidentit serb Vuçiq, pasi javën e kaluar 5-6 herë më përmendi mua personalisht dhe më kritikoi. Unë në atë letër të hapur që e kam publikuar edhe në media, kam thënë se kjo është kampanjë dhe më ka vendosur në qendër mua. Fatkeqësisht kemi një përvojë të keqe nga disa muaj më parë kur Ivanoviq u vra për shkaqe të njëjta.
    Unë në atë letër i kërkova presidentit serb që para se të dalë me ndonjë deklaratë për mua dhe punën time, të vërtetojë mirë faktet”, ka shtuar deputeti serb.

    Ndërkaq, ai ka përsëritur drojën se sulmet mund të mos jenë vetëm fizike, duke potencuar se “mund të mos ndalen me kaq”. Megjithëkëtë, Petroviq thekson se nuk do ta ndalin këto sulme.

    Ndryshe, rastin e sulmit ndaj deputetit serb të Kosovës e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, duke sqaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!