×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Fotografia që dëshmon lidhjen e ushtrisë serbe me sulmin terrorist në Banjskë

    Reporteri
    03 Nëntor 2023 | 22:18

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka përfunduar analizën fillestare për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

    Gazeta online Reporteri.net ka siguruar Raportin 50 faqesh, ku ofrohen dëshmi të qarta të mbështetjes dhe koordinimit të Serbisë për aktin e agresionit ndaj shtetit të Kosovës më 24 shtator.

    Në raport tregohet me dëshmi plani i detajuar për pushtimin e katër komunave me shumicë serbe.

    Në raport janë publikuar edhe dëshmi të tjera që “Lista Serbe”, ishte në dijeni për sulmin që po planifikohej të bëhej në veri të Kosovës.

    Kjo pasi, përfaqësuesit e ‘Listës Serbe” ishin takuar me Milan Radoiçiq dhe forcat serbe që ishin duke ushtruar për sulm në veri.

    Kjo është një pjesë e raportit:

    “V. MBËSHTETJA E PARAMILITARËVE NGA SHTETI SERB
    Përkrahja taktike dhe logjistike

    Armët e përdorura nga trupat paraushtarake dëshmojnë në mënyrë të pamohueshme se sulmi i 24 shtatorit 2023, nuk mund të kishte ndodhur pa udhëzim dhe mbështetje nga shteti i Serbisë.

    Më 22 prill 2023, Forcat e Armatosura Serbe (SAF) zhvilluan një demonstrim të aftësive të tyre, të koduar “Granit 2023”, në bazën ajrore SAF në Batajnicë, Serbi.

    Përfaqësuesit zyrtarë të SNS-së së Vuçiqit themeluan dhe drejtuan partinë “Lista Serbe” në Kosovë, e cila përfshinte liderin paraushtarak, terroristin kriminel dhe të vetë-rrëfyer Radoiçiq (shih të rrethuar me të kuqe).

    Me atë rast, ekstremistët e regjimit të Beogradit publikuan kërcënime përmes mesazheve agresive, duke thënë: “…Ushtria jonë sot është e pajisur me armët, mjetet luftarake dhe mbrojtëse më moderne, për krenarinë e të gjithë serbëve, veçanërisht të tanë njerëz nga Kosova”.

    Reporteri siguron raportin 50 faqësh të Qeverisë për sulmin terrorist në Banjskë, si ishte planifikuar të pushtoheshin komunat veriore dhe si ishte përfshirë direkt shteti serb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!