×
  • Lajme
  • Lajme / Fuqia botërore

    Frika në Kosovë për rikthimin e Trumpit në krye të SHBA-së, a do ta ketë me prioritet shtetin kosovar?

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 11:00

    Giorgio Cafiero, Shef ekzekutiv i “Gulf State Analytics” dhe bashkëpunëtor ndihmës në Projektin Amerikan të Sigurisë, në një analizë të shkruar për “The National Interest” thotë se në Kosovë ekziston një lloj frike nëse Donald Trump kthehet në krye të Shtetit Amerikan edhe njëherë – SHBA-ja do ta ketë më me pak prioritet Kosovën. Ka pak shqetësime thotë se situata e krijuar nëpër vende të ndryshme të botës, do ta lë Kosovën nën hije. Thotë po ashtu se tërheqja e dështuar e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në vitin 2021 nga Afganistani trazoi shumë kosovarë. Vendimi për të tërhequr forcat amerikane nga Afganistani pas një okupimi njëzetvjeçar, i cili i la partnerët afganë të Washingtonit në mëshirën e talebanëve, thotë se i shtyu disa në Kosovë të pyesin nëse Shtetet e Bashkuara do t’i linin kosovarët në një fat të ngjashëm, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Cafiero, ka shkruar edhe për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë kundër Serbisë. Mendon se pavarësisht dëshirës së Serbisë, “Serbia e Madhe” është shumë larg realitetit.

    “Në mes të shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, Serbia ndoqi agjendën e saj të “Serbisë së Madhe” bazuar në besimin se të gjithë serbët etnikë në rajon duhet t’i përkasin një shteti të vetëm serb. Regjimi i Sllobodan Millosheviqit nuk donte që komunitetet serbe të jetonin si pakicë në vendet e sapokrijuara me shumicë myslimane. Për të arritur “Serbinë e Madhe”, Beogradi ndërmori forcat. Por nën Millosheviqin, Serbia dështoi të gdhendte “Serbinë e Madhe” nga mbetjet e Jugosllavisë në mes të luftërave ballkanike të viteve 1990. Që nga viti 1999, toka nën kontrollin e Beogradit ka qenë dukshëm më e vogël nga sa kishte parashikuar qeveria e Millosheviqit në kohën e rënies së Jugosllavisë”, ka shkruar ai.

    Opinionin e Giorgio Cafiero mbi këtë temë, mund ta lexoni të plotë KËTU.

    Cafiero thotë se që nga viti 1999, Serbia nuk ka nisur asnjë fushatë ushtarake për të rimarrë Kosovën.

    “Kjo për shkak të pranisë së forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, KFOR, në Kosovë. Si një kandidate e Bashkimit Evropian që nga viti 2012 dhe pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006, Serbia e di se fillimi i një lufte me KFOR-in nuk do të ishte e mençur. Por politikëbërësit e Kosovës dhe shumë qytetarë mesatarë kosovarë shqetësohen se realitetet e reja në rendin gjeopolitik ndërkombëtar mund të krijojnë kushte që eventualisht inkurajojnë Beogradin të rifillojë hapat për “Serbinë e Madhe””, shkroi ai.

    Tutje, thekson se në Prishtinë, ka dyshime në rritje për angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore ndaj pavarësisë së Kosovës dhe shumë shqetësime rreth masës në të cilën Washingtoni e akomodon (ose, në varësi të këndvështrimit të dikujt, e qetëson) qeverinë e Presidentit Aleksandër Vuçiq nën flamurin e promovimit të stabilitetit, në Ballkanin Perëndimor.

    “Disa zëra në Prishtinë shprehin shqetësime se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë përfundimisht deri në revokimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës si pjesë e një strategjie që synon përmirësimin e marrëdhënieve Washington-Beograd”, shkruan tutje.

    Thotë se shumë kosovarë po pyesin se deri në çfarë mase Washingtoni, veçanërisht nëse Donald Trump kthehet në krye, do ta shohë mbrojtjen e Kosovës si prioritet për Shtetet e Bashkuara.

    “Duke pasur parasysh të gjitha sfidat kryesore me të cilat përballet Washingtoni në skenën ndërkombëtare, është më pak se e qartë nëse mbrojtja e Kosovës nga veprimet e mundshme serbe të inkurajuara nga Rusia në të ardhmen është një angazhim që politikëbërësit amerikanë e marrin seriozisht. Edhe nëse Biden siguron një mandat të dytë vitin e ardhshëm, kosovarët do të vazhdojnë të mbajnë shqetësime të tilla”, përfundon ai. /Reporteri.net

    Çfarë do të thotë multipolariteti për Kosovën?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!