×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    FSK në veri, ish-komandanti Rama: S’bën të shfrytëzohet për poena politik ky moment tragjik

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 15:18

    Ish-komandanti i FSK-së, tashmë deputet në PDK, Rrahman Rama, ka folur për dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Liqenin e Ujmanit për gjetjen e trupit të një 33 vjeçari i cili dyshohet se ka vdekur pasi është hedhur në ujë nga Ura mbi Ujman.

    Rama ka thënë se s’ka nevojë që dërgimi i FSK-së në Veri të politizohet dhe të shfrytëzohet për poena politik, në një moment të tillë tragjik.

    “S’ka nevojë të politizohet. FSK e ka olbigim e mision që t’iu dalë në ndihmë qtyetarëve.Nuk është mirë të shfrytëzohet politikisht për fushatë e për ckado tjetër” ka thënë ai në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!