×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushatën zgjedhore e nis me premtime për “pavarësimin e Republika Srpska-s” – Dodik ua kërkon mbështetjen serbëve

    Reporteri
    29 Shtator 2022 | 13:46
    Lideri nacionalist serb i Bosnjes, Milorad Dodik

    Me nisjen e fushatës zgjedhore në Bosnje-Hercegovinë, është intensifikuar edhe diskursi i premtimeve secesioniste për shkëputjen dhe pavarësimin e “Republika Srpska”-s (RS) nga Bosnja, shkruan gazeta online Reporteri.net

    Lideri nacionalist serb i Bosnjes, Milorad Dodik, kandidat i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) për President të RS-së, deklaroi se qëllimi politik i tij është një RS e pavarur.

    Ai tha se qëllimi i Perëndimit “është mirëmbajtja e aspiratave të saj të vjetra – të qeveresin Bosnje-Hercegovinën”.

    Duke i dhënë zë diskursit të tij separatist, Dodik u bëri thirrje serbëve që të ecin me të në këtë rrugëtim politik. “Ose më ndiqni në këtë, le të shkojmë drejt pavarësisë, ose pajtohuni të jeni të shtypur, çfarë mund të bëjë për ju?”, u shpreh Milorad Dodid në televizionin “Novo Jutro”.

    “Në cilindo rast, mendoj se politika ime, që kam udhëhequr deri më tash, kuptohet dhe mbështetet nga një numër njerëzish”.

    Në dritë të kësaj, ai falënderoi “posaçërisht” presidentin serb, Aleksandar Vuçi-ç, për mbështetjen ndaj RS-së.

    Gjithashtu, ai tha se në takimin e tij të fundit të para një jave me presidentin rus, Vladimir Putin, “kemi biseduar për gjithçka”.

    “Mesazhi i tij [i Vladimir Putin] është se ai çmon dhe mbështet miqtë e tij, që i çmon dhe i ndihmon në gjithçka. Më ka thënë se është tejet e rëndësishme që ai mirëmban kontakte të rregullta me Presidentin Vuçiç dhe se Serbia ka politikën e saj. Më ka thënë se e kupton pozicionin e Republika Srpska-s”, u shpreh Milorad Dodik./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!