×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët sërish kundër masave antiCOVID, paralajmërojnë protesta

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 12:19

    Masat antiCOVID të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës kanë ngritur sërish pakënaqësitë dhe revoltën e gastronomëve.

    Gastronomët po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, për çka thonë ata, edhe se klubet e natës dhe sallat e dasmave janë mbyllur tash e sa kohë e po trajtohen si të burgosur. Meqë kërkesat e tyre nuk po realizohen, atëherë ata paralajmërojnë protesta.

    Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca tha se duhet të bëhet ligj i ri që ndryshon politikat fiskale. Nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, atëherë ata së shpejti do të protestojnë.

    “Nëse shohim që tre muaj kemi një gjendje epidemiologjike stabile, me procesin e vaksinimit ani pse kemi filluar të fundit jemi të parët në rajon të cilët jemi në procesin e vaksinimit të shembull, kjo do të thotë nuk është shfrytëzua nëse nuk ka pasur mundësi një mbështetje financiarë është dashur një mbështetje e liberalizimit të ekonomisë dhe funksionimit më të gjerë të gastronomisë në këtë rast, sepse po shohim që është shumë vështirë, sepse klubet e natës dhe sallat e dasmave të cilat janë pjesë e domenit të gastronomisë po mbahen nëse shohim në total për 19 muaj të mbyllura dhe po trajtohen si një i burgosur të cilëve nuk u sigurohet as bukë as ujë do të thotë as gjërat elementare nuk janë siguruar nga ana e shtetit”, ka thënë ai për kp.

    Vrainca ka potencuar se qeveria duhet të veprojë si trung e jo si degë e veçantë dhe se duhet t’i gjejë gjitha mundësitë që kur të ka mbyllje duhet të ketë edhe mbështetje financiare. Ai po thekson se duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale që i lehtëson gastronomisë të bërit biznes.

    Prej fillimit të pandemisë COVID-19, Vrainca thotë se mos ta kenë takuar asnjëherë të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

    “Asnjëherë as në Qeverinë ‘Kurti 1’ as në Qeverinë ‘Kurti 2’, me kryeministrin Kurti nuk kemi pas takim vetëm njëherë kemi pas takim me ish kryeministrin Hoti, ku ka qenë para se të votohej ligji për rimëkëmbjen ekonomike atëherë i kemi dhënë edhe propozimet tona, kaloj 8% ajo ka qenë për tu përshëndet shumë sene të tjera kanë qenë për tu kritiku sepse ligji për ndarje buxhetore nuk i parashihte këto të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

    Ndërkohë që Vrainca ka përmendur tri masat mbështetëse dhe financiare që ka pas gastronomia në Qeverinë “Kurti 1”

    Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që hynë në fuqi më 6 dhjetor kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga pra 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!