×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta serbe: Plettner dhe Beaune do të trajtojnë çështjen e targave në Prishtinë dhe Beograd

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 10:41

    Njëra nga “vendimet e vështira”, referuar frazës së kancelarit federal gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që do t’u kërkohet kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me vizitën e dy top-këshilltarëve në Prishtinë e Beograd, do të jetë çështja e targave, shkruan gazeta opozitare serbe “Nova”, trasnsmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të ndalojë (në një afat dy muajsh) përdorimin e targave ilegale KM, etj, në pjesën veriore të Kosovës nga komuniteti serb, dhe konvertimin përkatës të tyre në RKS.

    Në letrën lajmëruese për angazhimin e Jens Plettner dhe Emmanuele Beaune, Scholz dhe Macron u kërkojnë Kurtit dhe Vuçiç “të tregojnë përcaktueshmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira”, derisa Plettne dhe Beaune, së bashku me Lajçak vizitojnë Prishtinën e Beogradin “për të eksploruar mundësisë e lëvizjes para shpejt në proces”.

    Vladimir Medjak, nënkryetari i lëvizjes evropiane të serbëve, i thotë kësaj gaazete se Parisi dhe Berlini synojnë të shohin për së brenda se çfarë po ndodh në negociata.

    “Nëse amerikanët kanë Gabriel Escobar-in, dhe evropianët Miroslav Lajçakun, Parisi dhe Berlini duan të përfshihen edhe personalisht, dhe sollën lojtarët e tyre. Kur fusni lojtarë të rinj, nënkupton që shtoni edhe presionin. Kjo është fizika e negociatave. Kur vinë të rinj, vjen energji e re, idetë të reja, dhe mandat i ri. Të gjithë ata që kanë Ukrainën në vijë të parë të frontit, janë të interesuar që çështjen e Kosovës ta zgjidhin sa më shpejt”, tha ai.

    Kjo, ngase, sipas tij, Rusia nxorri paralele me Kosovën më 2014 kur aneksoi Kkrimenë, dhe se kur konflikti në Ukrainë të merr fund, Moska përsëri do ta shtrojë në tavolinë.

    “Është në interesin e fuqive perëndimore, amerikanëve dhe evropianë, që Kosova të mos jetë në ato bisedime, ky tregim të mbyllet, sepse atëherë s’do të kishte asgjë në agjendën rreth Krimesë. Kjo është arsyeja, sipas mendimit tim, se pse kjo po intensifikohet kaq shumë dhe ishte më shumë se ç’pritej që nga 24 shkurt. Po shkon drejt kësaj, por se a do të përfundojë nuk e di”, ka thënë ai.

    Scholz ndryshe nga Angela Merkel, kërkon njohje të ndërsjellë në fund të dialogut dhe këtë e shpreh në mënyrë të hapur, rikujton gazeta serbe.

    Kurti dhe Vuçiç do të shkojnë në Berlin në nëntor ku do të priten nga kancelari gjerman në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe përveç temave që janë pjesë e këtij procesi, dialogu Kosovë-Serbi do të jetë në krye të agjendës.

    Kosova dhe Serbia pritet të ndërmarrin hapa shtesë drejt normalizimit të marrëdhënieve në periudhën e ardhshme, sepse, sipas bashkëbiseduesve tanë, kjo do të stabilizonte ndjeshëm të gjithë rajonin dhe do të përmirësonte perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!