×
  • Lajme
  • Lajme / “Demokracia vdes në errësirë”

    Gazetarët dhe kameramanët para Qeverisë, pajisjet i lënë në tokë në shenjë solidarizimi me Klan Kosovën

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 12:47

    Të gjithë kameramanët dhe gazetarët që ishin duke e ndjekur protestën i kanë lënë pajisjet e tyre në tokë dhe i janë bashkuar protestë bashkë me kolegët e tjerë.

    Përpara protestuesve janë vendosur pajisjet mediale si shenjë proteste.

    Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e MINT-it për licencën e Klan Kosovës.

    Sadiku tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.

    “Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave”.

    “Si AGK, kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, tha Sadiku.

    “Demokracia vdes në errësirë”, protesta e gazetarëve në mbështetje të Klan Kosovës dhe lirisë së medias

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!