×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla nuk shkon për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 11:21

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka shkuar sot për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane.

    Kryetarja e këtij komisioni që vie nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi bëri të ditur se ministrja Gërvalla nuk ka shkuar të raportoj për shkak të një udhëtimi urgjent.

    “Ditën e hënë kemi pranuar konfirmim se ministrja mund të raportoj më datën 22, dhe pastaj dje kemi marrë njoftim nga ana e kabinetit të saj se për shkak të një udhëtimi urgjent ministrja nuk do të mund të raportoj në mbledhjen e sotme”, ka thënë Krasniqi.

    Ajo e ka quajtur këtë veprim, “papërgjegjësi nga ana e ministres”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!