×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë kandidatë për kryetar të LDK’së

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 8:03

    Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Avdullah Hoti, janë gjashtë pretendentët për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Deri tash kandidaturën e ka shpall, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili njëherit është Kryetar i Komunës së Gjilanit.

    “Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha Haziri.

    Kryetari aktual Isa Mustafa pritet të rikandidojë për të parin e partisë, derisa atë janë duke e sfiduar pesë anëtar të LDK-së. Mirëpo kjo mund të ndryshojë vetëm nëse ka marrëveshje politike për zgjedhjen e një kandidati konsesnul.

    Kryesia e LDK-së ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.

    Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.

    “Sot Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018. Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!