×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë muaj burgim për ferizajasin që rrahu ish-bashkëshorten

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 9:40

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjashtë muaj burgim një person i cili ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shkruan Reporteri.net.

    Siç ka njoftuar kjo gjykatë përmes një kumtese, i pandehuri e ka pranuar fajësinë pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor.

    “I pandehuri akuzohet se më 31 mars 2021 në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshorte e tij H.A, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e kishte përcjellë derisa ajo ishte në lëvizje, pastaj kishte kërkuar që e njëjta të ndalte veturën dhe pa një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre, i pandehuri e kap për fyti si dhe e kishte goditur me dorë në fytyrë, kurse e dëmtuara duke ikur nga ai pëson aksident me një veturë, me këto veprime i shkakton lëndime te lehta trupore, me dëmtime të përkohshme për shëndetin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!