×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë vitet e fundit Turqia ka ndryshuar qasje ndaj Kosovës, thotë zyrtari i ministrisë së jashtme serbe

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 11:42

    Turqia është një prej sponzoruesve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, por këto gjashtë vitet e fundit Ankaraja “i ka bërë disa korrigjime në qasje” ndaj Kosovës, ka thënë sekretari i ministrisë së jashtme serbe Nemanja Staroviç për televizionin publik serb, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Staroviç tha se Turqia nuk bën më deklarata si ajo në Prizren më 2014 se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, gjë që kishte zgjuar indinjatën serbe atëkohë.

    Zyrtari serb tha se Turqia kishte rol konstruktiv në arritjen e Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energji mes Kosovës dhe Serbi për pjesën veriore të Kosovës.

    “Njëra pjesë e këtyre bisedimeve për harmonizimin e Udhërrëfyesit u bë në territor turk, me një rol konustruktiv edhe të shtetit turk edhe të kompanive turke të energjisë. Është dëshmuar në praktikë se Turqia mund të bëjë kontribute konustruktive, dhe këtë duhet ta mirëpresim”, ka thënë ai.

    Gjithashtu Turqia mbështet nismën rajonale për ekonomi të hapur të “Open Balkan”, tha zyrtari serb.

    “Me mbështetjen e Hungarisë, Turqisë, dhe mbështetjen e fuqishme të ShBA-së, besojmë se kushtet me ngadalë po plotësohet që iniciativa të jetësohet në kapacitetet e plota të saj”.

    “Turkia ka interesat e saj në gadishullin ballkanin, por përmes zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik ne po e kanalizojnë prezencën politike turke në një mënyrë pozitive”, tha ai derisa shtoi se presidenti turk dhe serb të mërkuren nënshkruan shtatë marrëveshje./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!