×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden eshtra të njeriut në Lipjan

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 16:54

    Në rrugën “Haxhi Kleçka” të Lipjanit janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi.


    “Po sapo e morëm lajmin edhe ne. Një qytetar derisa ishte duke i kryer disa punime ndërtimore dhe gropime të dheut, ka marrë një kampion, për ta dërguar në fshatin Konjuh, të kësaj komune. Pas zbrazjes së dheut janë vërejtur disa mbetje mortore, që dyshohet se janë të njeriut. Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar të gjitha njesitet e nevojshme për trajtimin e rastit”, ka deklaruar Bytyqi për Reporteri.net.

    Bytyqi më tej ka thënë se edhe më parë janë gjetur eshtra por që nuk kanë arritur të identifikohen, por dyshohet që kanë qenë nga Lufta e Parë ose Dytë Botërore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!