Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Reklamë

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.