×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania pritet t’ia japë Kosovës edhe 12 milionë euro për ngrohje me energji solare

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 15:14

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria gjermane ka zotuar edhe 12,65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qendrore me energji solare.

    Murati ka thënë se këto mjete do të jenë grant dhe e sjellin në 26 milionë euro gjithsej kontributin e Gjermanisë në formë granti për këtë projekt.

    “Një lajm i mirë për energjetikën! Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt. Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt. Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Ai ka shtuar se kjo nënkupton që më shumë familje do të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!