×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobitet me 300 euro, në zonën kufizuese të shpejtësisë me 100 km/h voziti gati 200 km/h

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 11:17

    Policia ka gjobitur një person i cili gjatë drejtimit të veturës ka tejkaluar shpejtësinë.

    Sipas njoftimit nga Policia, përveç gjobës 300 euro, atij i janë shqiptuar tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj.

    “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!