×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobitet një shofer në Kaçanik

    Reporteri
    17 Dhjetor 2021 | 13:33

    Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, thotë ka marrë veprimet e nevojshme policore dhe ka identifikuar shoferin, i cili kishte parkuar automjetin e tij të udhëtarëve në mënyrë të parregullt.

    Policia, e ftoi qytetarin F.K (M/K) 33 vjeçar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit të komunikacionit.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, njofton policia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!