×
  • Lajme
  • Lajme / "Mos-intervistimi nga Prokuroria"

    Gjoshi, PDK: Kurti e mbron Kusari-Lilën pasi është i zhytur në bashkëpunim me kriminelin Radojiçiq

    Reporteri
    19 Korrik 2023 | 10:34

    Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se sot po bëhen 10 ditë nga publikimi i audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiqin, dhe Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar për intervistim Albin Kurtin dhe shefen e deputetëve të VV-së, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Gjoshi ka shkruar se “nuk ka më sekret se Qeveria Zdravo është duke funksionuar si pushtet i frikës dhe që lufton institucionet e pavarura shtetërore”.

    Postimi i plotë:

    Sot bëhen 10 ditë prej kur janë publikuar faktet me zë të koordinimit kriminal të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit.

    Prokuroria e Shtetit ende nuk ka ftuar në intervistim Albin Kurtin dhe Mimoza Kusarin si dy njerëz që jo vetëm kanë njohuri se ku ndodhet një kriminel i kërkuar me Urdhërarrest nga Prokuroria Speciale, por edhe bashkëpunojnë e koordinojnë punët shtetërore me të.

    Nuk ka më sekret se Qeveria Zdravo është duke funksionuar si pushtet i frikës dhe që lufton institucionet e pavarura shtetërore. Shembujt janë të shumtë. Mjafton ta kujtojmë fjalimin sulmues të kryeministrit Kurti, në Kuvend, kundër prokurorëve që guxuan ta arrestojnë Nagip Krasniqin e KEK-ut.

    Sulmet mbi këto institucione nuk janë vetëm fjalë goje, por kërcënime serioze të Qeverisë Zdravo.

    Albin Kurti e mbron Nagip Krasniqin e Martin Berishajn sepse është i zhytur në korrupsion bashkë me ta.
    Albin Kurti e mbron Mimoza Kusarin sepse është i zhytur në koordinimin dhe bashkëpunim me kriminelin Milan Radojçiq.

    Nëse Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të distancoheshin nga Mimoza Kusari, mund ta merrni me mend se si ajo mund t’ia thyejë kokën kryeministrit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!