×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjukanoviç për Kishën Ortodokse Serbe: Organizatë e kriminalizuar dhe paramilitare, ushqyese e iluzioneve për kthimin e Kosovës dhe Malit të Zi

    Reporteri
    06 Shtator 2022 | 11:39
    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

    Kisha Ortodokse Serbe nuk është organizatë fetare, tha presidenti malazez, Millo Gjukanoviç në programin “Aritmia” në televizionin Gradska, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Duke komentuar ngarjet në rajon dhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe bashkërisht me Kremlinin, Gjukanoviç tha se kisha serbe “është strukturë e kriminalizuar dhe paramilitare”, e cila, siç pohon ai, “mbulohet kinse me besim në zot”.

    Gjukanoviç tha se kjo kishë përhap iluzione të nacionalizmit serbomadh se kinse do ta “kthejnë Kosovën dhe Malin e Zi”.

    “Duke abuzuar me besim të pastër, u shërben ideologjive më të errëta aktuale. Ajo çfarë Kremlini po bën sot, përmes revizionizmit historik dhe kthimit në Luftë të Ftohtë, me mënyrën se si e bëjnë, duke shkaktuar kriza edhe në Ballkan madje, duke ua hapur iluzionet për nacionalizëm të Serbisë së Madhe, se do të kthejnë Kosovën, dhe se do të vinë në Mal të Zi, Rusia po krijon kaos serioz me ata sot. Dhe kjo përmes zbatimit të agjencive si Kisha Ortodokse Serbe. Prandaj kjo kishë është larg të qënit organizatë fetare”, ka thënë Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

    Tjetër situatë në Mal të Zi, ka thënë Gjukanoviç, do të ishte po qe se Partia Demokratike e Socialistëve do të ishte në pushtet, e cila u rrëzua më 20 gusht 2020.

    “A do të kishte ndodhur ndonjë e ligë në Mal të Zi po të kishte fituar DPS-ja, a do të kishte pasur rrebelim të armatosur? Nuk do të kishte ndodhur, sikurse nuk ndodhi asgjë më 2016, pavarësisht faktit se logjistika ruse dhe serbe ishin mbrapa puçit të madh. Njëjtë sikur ndodhi asgjë kur e njohëm pavarësinë e Kosovës, sikur nuk ndodhi asgjë më 2015 – sepse një qeveri e përgjegjshme qëndroi në krye të shtetit, që me përgjegjësi mbrojtën interesat kombëtare të Malit të Zi”, tha presidenti malazez.

    Në lidhje me bllokun serb e cila qëndroi në krye të shtetit këto dy vite, Gjukanoviç tha se Mali i Zi i përballoi një rrugeje të rëndë për në Kalvar për dy vite.

    “Protesta patriotike më 4 dh 5 shtator 2021 në Cetinje në rastin e aterimit për kurorëzim të mitropolitit Joanikije të Kishësa Ortodokse Serbe me ndihmë helikopterësh të Ushtrisë Malazez është një prej ngjarjeve më bindëse për të shpjeguar karakterin e qeverisë malazeze gjatë këtyre dy viteve”.

    “Qeveria e Zdravko Krivokapiç që veten e paraqiste si qeveri ekspertësh, çliruesish dhe qeveria e 12 apostujve, doli të jetë qeveri fanatikësh fetarë, kleronacionalistë dhe diletantë politikë. Qeveria e Dritan Abazoviç e paraqiti veten që dëshiron të themelojë sundim të mbështetshëm të ligjit”.

    “Qeveria e Dritan Abazoviç na la dëshmi bindëse që sot mund të themi se shkatërroi rendin kushtetues dhe ligjor të Malit të Zi, falë Abazoviçit”.

    Sipas presidentit malazez, nënshkrimi i të ashtuquajturës Marrëveshje Themeltare është tradhtia më e rëndë e interesave kombëtare malazeze që nga viti 1918 e deri më sot.

    “Ju nuk mendoni se do t’i jepja dikujt mandat pa e ditur se ai është i prirur të bëjë, siç thashë, dëmin më të madh për interesat kombëtare të Malit të Zi gjatë shekullit të kaluar. Shumë gjëra ishin të dyshimta, por ajo që ishte alternativa? tha Gjukanoviç dhe theksoi se në atë moment nuk kishte zgjidhje më të mirë për mbrojtjen e suksesshme të interesave më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi.

    Nuk është e vërtetë, shton ai, se nuk ka pasur asnjë reagim nga DPS për nënshkrimin e të ashtuquajturës kontratë bazë.

    “Është nënshkruar më 3 gusht dhe pas disa orësh DPS-ja mobilizoi opozitën dhe u dorëzua iniciativa për zëvendësimin e qeverisë, e cila pasoi në kohën më të shkurtër të mundshme”, kujtoi Gjukanoviç, duke theksuar se roli i partisë opozitare është që të veprojnë nëpërmjet institucioneve të sistemit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!