×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq fajëson Thaçin e Veselin për vrasjen e Ivanoviqit

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 10:54

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se ka konfirmim në rritje që pas vrasjes së njërit prej udhëheqësve serbë të Kosovës Oliver Ivanoviq, qëndrojnë presidenti, Hashim Thaçi , kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë.


    Gjuriq, u shpreh se janë më se të sigurt që Thaqi, Veseli dhe autoritetet lokale në Prishtinë qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoviqit.

    “Ne jemi më të sigurtë se Thaçi, Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë qëndrojnë drejtpërsëdrejti pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe pres që organet tona hetimore së shpejti do të jenë në gjendje të japin më shumë informacion për këtë rast, sepse kjo është diçka që e gjithë bota duhet të dijë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

    Ndërkaq, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë ka thënë se Milan Radojiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Thaçi ka pohuar se këtë e vërtetojnë të gjitha hetimet e realizuara të sigurisë dhe ka apeluar që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt pasi ka rëndësi jetike për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!