×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese çon 7 mijë e 699 në dhurata

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 8:24

    Gjykata Kushtetuese ua ka dëshmuar bujarinë disa prej mysafirëve që kishin marrë pjesë në përvjetorin e nëntë të saj, të organizuar fundvitin e shkuar në Prishtinë. Ata nuk ishin lëshuar pa dhurata.

    Fatura e secilës prej 45 dhuratave të shpërndara në fund të kësaj ngjarjeje kishte vlerën 171.10 euro.

    Kësisoj, për këtë qëllim 7.699.50 euro ishte totali i harxhuar nga buxheti i shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Kushtetuesja nuk e kishte rrudhur dorën në asnjë shpenzim për këtë eveniment. Harxhimet e bëra janë gati sa ato që Qeveria i kishte shpenzuar për të shënuar 9-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

    Për aktivitetet e realizuara, Qeveria kishte shpenzuar 70 mijë euro. Ndërkaq, kostoja totale e gjithë kremtes së Kushtetueses ka mbërritur në 54.360.67 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!