×
  • Lajme
  • Lajme / Urdhër-arrest

    Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e Driton Goxhajt në Tiranë: Dyshohet se frikësoi punonjësit e Hagës në punën e tyre

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 16:31

    Gjykata Speciale ka konfirmuar arrestimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

    Për gazetën online Reporteri.net, kjo gjykatë ka konfirmuar se Goxhaj është arrestuar në Tiranë gjatë ditës së sotme nga autoritetet shqiptare.

    Sipas tyre, arrestimi i tij është bërë me anë të bashkëpunimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës me autoritetet shqiptare.

    Sipas përgjigjies, Goxhaj po dyshohet në lidhje me veprat kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    “Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.”, thuhet në përgjigjien për Reporteri.net.

     

    Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!