×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca e quan analfabete Teuta Haxhiun

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 18:59

    Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për Diasporën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK, Teuta Haxhiu, akuzoi kolegun e saj nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca, se ka marrë pjesë në shtetet ku qëndrojnë mërgata e Kosovës lidhur me projektligjin në fjalë dhe sot GP i VV nuk e përkrah Projektligjin për Diasporën.


    Sipas saj, kanë shpenzuar mjetet e buxhetit të shtetit dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli gjatë vizitave në qendrat shqiptare ku jetojnë dhe veprojnë diaspora e Kosovës.

    “Për mua është turp, kur sot thua, jemi keqkuptuar me ministrin, kur nuk u keqkuptove sa ishe nëpër turne. Shpenzim i parasë së buxhetit të Kosovës dhe keqpërdorim, ka qenë ai turne. Prej sot fillon puna e komisionit, fillon puna e deputetëve. Brenda dy leximeve punojnë deputetët dhe nuk mund më i thënë sot po të kushtëzojë. Dhe sot nëse thua se jemi keqkuptuar me ministrin, për mua është turp. S’e nuk e keqkuptuar në diasporë sa ke qenë. A ia ke thënë atje? Dhe nëse ia ke thënë atje, është turp që ke vazhduar katër turne, është dashur të kthehesh me të parin këtu”, tha Haxhiu, raporton Kosovapress.

    Ndaj deklaratave të saj, ka reaguar deputeti Konjufca, i cili e ka quajtur analfabete deputeten e AAK-së duke i dhënë shpjegimet për pjesëmarrje si deputet në diasporë.

    “Me shumë keq ardhje për analfabetizmin e njerëzve që arrin me u zgjedh deputet në Kuvendin e Kosovës, të cilët thonë: ‘Prej juve paskan ardhur dy deputetë, prej neve veç një’. Po, veç një e kanë në Komision. AAK e ka vetëm një në Komision. LDK i ka dy, kanë ardhur dy, VV i ka dy, kanë ardhur dy. AAK e ka një, ka ardhur një. Nuk mundesh me i bë dy aty, edhe nëse do. Prej këtij analfabetizmi elementar në Kuvend, kur nuk e din deputetja këtë problem, për besë po përtoj me u marrë me tjerat”, iu përgjigj Konjufca deputetes Haxhiu.

    Edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli reagoi ndaj akuzave të deputetes Haxhiu, duke thënë se vizita ka qenë pjesë e detyrave dhe e punës si deputet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!