Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur në selinë e kësaj partie në Prishtinë, disa orë para përfundimit të afatit për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e Qeverisë në përpjekjen e dytë.
Kreu i VV-së, Albin Kurti ka konfirmuar se i propozuari i radhës për mandatar nga VV-ja do të jetë Glauk Konjufca. Kurti se kjo është mundësi për zgjidhje që të mos shkohet dy herë në zgjedhje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Këtë propozim e bëj për shkak të vlerësimit e besimit të madh që kemi të gjithë te Glauku, por edhe që të mos bëhen dy herë në zgjedhje”.
Kurti tha se me Konjufcën, do të ndërrojnë vendet. Ai do të jetë i propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme në vend të Konjufcës, derisa Konjufca do të jetë i mandatuari për kryeministër.
“Unë marr vendin e Glaukut e Glauku, timin”, tha Kurti.