
Një veturë ka goditur një këmbësor mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka njoftuar se i lënduar po merr trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.