×
  • Lajme
  • Lajme

    Goran Rakiqit po i pengon adresimi i Kurtit në serbisht: Le të flasë gjuhën e tij amtare

    Reporteri
    01 Gusht 2022 | 16:27

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se serbët e duan Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.“Edhe një natë pa gjumë për popullin serb, e tillë ka qenë ditët, muajt, vitet, por edhe dekadat e kaluara”, tha ai në një konferencë për media.

    Ai falënderoi të gjithë ata që ishin në barrikada dhe tha se treguan se duan të qëndrojnë në vatrat e tyre.

    “Për ta falënderuar komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Edhe mbrëmë kam dëgjuar të panumërta nga presidenti Vuçiq i cili bëri thirrje për paqe…Dua të falënderoj edhe popullin shqiptar (nga diaspora), aksioni nuk kishte për qëllim popullin shqiptar, ata e panë që dje kur ata nuk mund të vizitonin shtëpitë e tyre”, tha Rakiq, raporton Nova.rs.

    Ai ka pasur edhe një mesazh për Kurtin duke i thënë shefit të qeverisë që mos t’iu drejtohet serbëve të Kosovës në gjuhën serbe.“Kurti të mos iu drejtohet serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare”.

    “Unë i them atij se serbët duan Asociacionin,” tha Rakiq, teksa theksoi se zgjidhja e vetme është dialogu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!