Gripi i derrave dyshohet të ketë qenë shkaktar i “vdekjes së dyshimtë” në QKUK

Gripi i derrit dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së një personi në Klinikën Infektive të enjten.


Vdekjen, si të dyshimtë e kishte raportuar në polici, djali i viktimës, derisa policia ka nisur hetimet.

Por kësaj, institucionet përgjegjëse kanë mohuar vdekjen e pacientit. Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, ka mohuar të ketë pasur raste me vdekshmëri dhe nuk ka pranuar të jap asnjë informacion shtesë.

Nga ana tjetër, në Drejtorinë e Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili në një përgjigje me shkrim për KTV-në, ka mohuar të ketë pasur ndonjë rast me grip të derrit.

Trupi i pajetë, me kërkesë të familjarëve, është dërguar për obduksion dhe raportin për shkaktarin e vdekjes familja pritet të marrë në ditët në vijim.

E ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik, në një komunikatë për media, kishte raportuar se epidemia e gripit në Kosovë, ka rënie të dukshme.