Një grua në Gjilan ka raportuar se derisa ka qenë me bashkëshortin e saj, janë takuar me të dyshuarin dhe kanë filluar rrahjen.

“Derisa ankuesja kishte tentuar që t’i ndajë, i dyshuari e ka goditur në kokë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Reklamë