×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati në Speciale: Gjuhën shqipe e di shumë mirë sepse babë e nënë i kam shqiptarë, mos ma ngatërroni

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 12:39

    Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Teksa u pyet se a ka parë emra të dëshmitarëve shqiptarë në dokumentet e Speciales, Gucati e mohoi. Por një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit.

    Ajo ka vazhduar që të insistojë në pyetjet ndaj Gucatit.

    Ai i ka sugjeruar që të marrin një njohës të gjuhës shqipe që t’ua sqarojë fjalitë.

    “Jo shqiptar, se duhet me thënë po shqiptar i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar. Nëse them po shqiptar i bien që po është e vërtetë. Por unë po thom jo shqiptar. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!