×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: Nuk punoj as sigurim e as polic që t’i ruaj dokumentacionet e ZPS-së

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 17:00

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria ka thënë se ai nuk është sigurim i dokumentacionit të ZPS-së dhe sa herë të vijë në zyrën e tij do ta publikonte.

    “Nuk jam fajtor për dokumentacionin që ka dalur nga zyrat e juaja. Sa herë që vijnë do të bëhen publike. Nuk jam sigurim për të ruajtur dokumentacionet e askujt. Nuk punoj as sigurim e as polic”, ka thënë Gucati.

    Ai ka insistuar disa herë se nuk është sigurim i dokumentacioneve, ndërsa ka vazhduar të thotë se kush ia sjellë në zyre i publikon.

    “Kush i bjen në zyre dokumentacionet t’i publikojë, se lë veten fajtor”, ka shtuar Gucati.

    Sa i përket personit që i ka dorëzuar dokumentacionet ai thotë se nuk e ka parë vet personalisht.

    “Dëshira ime më e madhe është të kisha folur e ta kisha njohur atë, me ja u pru për veshi këtu. Ta njihja atë person nuk do të isha para juve unë sot, por do të ishte ai”, ka thënë Guucati.

    Ai ka treguar se herën e fundit kur personi ka dorëzuar dokumentet, u ka thënë personave që ishin në zyre me sekretaren se do të sjellë herën e ardhshme CD.

    “I ka hedhur dokumentacionet në korridor dhe ka ikur pasi e ka thënë këtë”, ka treguar Gucati.

    Në pyetjen e Prokurores nëse ndokush e ka detyruar të thërriste konferencë për media, ai ka thënë se vetëm Zoti mund ta detyronte të bënte diçka.

    “Vetëm Zoti mund të më detyrojë të bëjë diçka. Jam kryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës, asnjë njeri apo fuqi nuk më detyron të mbajë konferencë për media për punë të caktuar. Këtë mundet vetëm Zoti ta bëjë, nëse besoni në Zot”, ka thënë Gucati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!