×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Guri: Atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për pesë vite

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 15:30

    Reagime të shumta ka pasur pasi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar të premten se Washingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

    Në deklaratë u tha se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, duke komentuar këtë lajm ka thënë se ‘atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për 5 vite”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!